Hulumtim i delfinëve në bregdetin e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e natyralistëve nga Mali i Zi, në bashkëpunim me shoqatën e Hulumtimit të gitarëve të detit (DMAD) nga Turqia, inicuan një studim të gjitarëve detar, kryesisht delfinëve dhe breshkave në zonën e Ulqinit dhe Bokës së Kotorrit.

Ekspedita e shkencëtarëve me në krye Dr. Aylin Akkaya nga Turqia, ndodhen në Ulqin që prej muajit shtator, kurse hulumtimet si nga toka ashtu dhe në det të kryhen në muajt e ardhshëm. Në muajt e fundit, delfinët në bregdetin tonë mund të shihen më shpesh, dhe kjo është arsyeja pse ata do të ndjekë rrugën e tyre në ujërat e bregdetit të Mali tët Zi.  Qëllimi kryesor i vizitës së tyre është që të edukojnë publikun dhe ekspertët mbi llojet dhe numrat e gjitarëve detar në bregdetin tonë, por edhe për të nxitur ndërgjegjësimin e njerëzve për kërcënimin që u kanoset me përdorimin e dinamitit dhe rrjetave të peshkimit.

Share.