Hua për autostradën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Huaja të cilën Mali i Zi e ka marrë për financimin e pjesës së autostradës do të ketë ndikim të madh në nivelin e borxhit të Malit të Zi dhe mbi këto baza qeveria duhet të adaptojë politikën fiskale, ka vleresuar Zhan Erik Pake nga drejtorati i pergjithshëm për zgjërim i bashkimit europian. Pake ka përkujtuar se eksistojnë specialistë në fushën e komunikacionit të cilët thonë se kjo hua mund të shfrytëzohet për ndërtimin e një numri të rrugeve dhe jo vetëm të autostradës. Tani siç ka nënvizuar ai kredija është marrë, fillojnë punimet e në këtë mënyrë ministritë respektive duhet të veprojnë.

Share.