Hrapoviq: Institucionet e Malit të Zi janë të përgaditura për kërcënimin eventual të koronavirusit

0

Institucionet shëndetësore në Mal të Zi janë të përgaditura dhe të pajisura me të gjitha aparaturat dhe kuadrin e duhur në rast të paraqitjes së epidemisë së koronavirusit, tha gjatë vizitës së tij në Ulqin, ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq. Ai njoftoi se në Mal të Zi janë nën mbikqyrje 98 persona në lidhje me këtë sëmundje por asnjë prej tyre nuk ka simptoma të prezencës së virusit.

Share.