Hrapoviq: Gjendja nuk është aq e keqe sa të rrezikohen zgjedhjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i shëndetësisë së Malit të Zi Kenan Hrapoviq, tha sot në Kuvendin e Malit të Zi se situata epidemiologjike në vend nuk është aq e keqe sa të rrezikojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ai shtoi se gjendja është e rëndë dhe sfiduese por jo më e keqe se çka e kanë pritur. Sipas tij, nëse respektohen masat e sjellura përhapja e virusit do të ulet në minimum. Hrapoviq njoftoi se Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sugjerimet e duhura dhe se po punohet në dokumentin orientues për mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë të sigurtë.

Share.