Hrapoviq dhe Çirgiq vizituan Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Problemi i Maternitetit akoma pa zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Kenan Hrapoviq dhe drejtori i Fondit për siguri shëndetësore Sead Çirgiq, vizituan sot Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ky institucion kohët e fundit ka siguruar aparatin e mamografit, aparaturë me vlerë rreth 80.000 euro, dhe Hrapoviq premtoi se ministria në vazhdimsi do të ndihmojë në specializimin e kuadrove medicinal nga Ulqini. Në pyetjen nëse materniteti do të pajiset së shpejti  me sallën e operacionit dhe transfuzionit të gjakut, Hrapoviq u përgjigj se akoma nuk janë plotësuar kushtet për këtë dhe se numri i lindjeve është tepër i vogël për të arsyetuar hapjen e kësaj salle. Në lidhje me kërcënimin nga sëmundja e koronavirusit, ministri tha se në Mal të Zi janë nën mbikqyrje 98 persona, por tek asnjëri prej tyre nuk janë vërejtur simptomat e sëmundjes.

Share.