Hoxhiq: Të kënaqur me aktivitet parazgjedhore në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Komunal të Socialdemokratëve në Ulqin, Qazim Hoxhiq, tha për televizioinin Teuta se deri tani janë të kënaqur me aktivitetet e zhvilluara në Ulqin, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit. Hoxhiq tha se sipas sondazheve të kryera nga kjo parti, në Ulqin ekziston një zgjënjim me politikën në përgjithësi dhe ekziston rreziku i abstenimit të qytetarëve nga pjesmarrje në zgjedhje, çka sipas tij nuk është zgjedhja e duhur.

Ai tha se ulja e TVSh-së për sipërmarrësit turistik nga 19 në 7% është një nga iniciativat e tyre kryesore në nivel qëndror , për të cilën ato do të vazhdojnë të insitojnë edhe në të ardhmen.  Ai u shpreh mjaft i kënaqur me mbështetjen që kjo parti gëzon në Ulqin, sidomos tek të rinjtë.

Share.