Hoxhiq: Presim lejen për rifillimin e aktiviteteve kulturore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga data 16 mars prej kur filloi përhapja e pandemisë së koronavirusit në Mal të Zi Qendra për Kulturë në Ulqin i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e planifikuara. Sipas drejtorit Musa Hoxhiq, në muajt mars dhe prill ka qenë të planifikuar me aktivitete të ndryshme kulturore. Hoxhiq shpreson se shumë shpejt do të fitojnë pëlqimin nga Ministria e Kulturës,pikërisht nga Trupi Koordinues për sëmundje infektive për mbajtjen e aktiviteteve kulturore që do të ndikonin në ringjalljen e këtij institucioni.  Mos realizimi i aktiviteteteve sigurisht që ka ndikuar në gjendjen financiare,por këtë institucion e godet edhe një bllokadë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës Kanalizime”për shkak të një prishje jashtë objektit .Hoxhiq shprehet se ky borxh është rreth 60 mijë euro, por shpreson se shumë shpejt do të zhbllokohet. Këtë preiudhë të ngrirjes së aktiviteteve Qendra Për kulturë e ka shfrytëzuar për të bërë publike në faqen e vet të Facebook-ut, si dhe aktivitet të ndryshme  kulturore online.

 

Share.