Hotel “Plaza” – Prezantim i verërave nga Shqipëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Territoret e Shqipërisë së sotme, në kohën para sundimit osman, kanë qënë të njohura për vreshtat dhe prodhimin e verës, por kjo traditë disi u humb në periudhën e mnëvonshme. As gjatë regjimit komunist por edhe në vitet e para të pluralizimit, nuk pati një tentativë serioze për ta rivendosur Shqipërinë në hartën e vendeve të njohura për prodhimin e verërave cilsësore. Megjithatë, kjo duket se ka ndryshuar ndjeshëm dekadën e fundit, dhe në të ardhmen, Shqipëria synon ta ndryshojë përceptimin e njerëzve për verërat vendase. Që kjo të arrihet, promovimi i llojeve të verërave në destinacionet tusisitke është diçka e domosdoshme. Për këtë në hotelin “Plaza” në Ulqin, kompania “Delektus” organizoi prezantimin e llojeve të ndryshme të verërave nga Shqipëria, ku të ftuarit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin pronarë të lokaleve dhe retoranteve, patën mundësi të njihen me cilësinë e tyre.

Organizatori Mirsad Veliq, tha për TV Teuta se nga përvoja e tij është i sigurtë se verërat e Shqipërisë e meritojnë një vend në tregun e Malit të Zi, pasi nga cilësia nuk qëndrojnë pas verërave nga vendet e tjera.

Se verërat shqiptare mund të jenë një faktor serioz në tregun e ashpër vendas, e konfirmojnë si ekspertët ashtu edhe pronarët e lokaleve, të cilët i gëzohen mundësisë për të zgjeruar ofertën e tyre ndaj klientëve.

Se Shqipëria nuk është edhe aq vend i panjohur historikisht për vreshtarinë, e konfirmon edhe njëri nga njohësit më të mirë të verërave shqiptare , presidenti i Shoqatës shqiptare të somelierisë Dashamir Elezi, i cili thotë se disa nga sortat më të njohura dihet se e kanë prejardhjen pikërisht nga ky vend. Përveç kësaj, verërat shqiptare i dallon edhe veçoria klimatike, kurse kohët e fundit, edhe ekspertiza gjithnjë e në rritje e prodhuesve vendas.

Ambienti që ofron hoteli “Plaza”, me pamje magjike të detit dhe qytetit të vjetër, i shoqëruar me muzikë të këndshme dhe verëra cilësore shqiptare, është diçka që secili vizitor do ta çmonte. Ulqini gjithmonë ka pasur dhe do të ketë një shkëlqim të veçantë , të pikasur sidomos nga ata që me të vërtetë e vlersojnë bukurinë dhe momente të këtilla hedonizmi.

Share.