Horizonti i Ri prezantoi rezultatet e projektit “Paraja publike për të mirën publike”

0

Në një konferencë për media të organizuar me këtë rast, OJQ Horizonti i Ri prezantoi rezultatet e projektit “Paraja publike për të mirën publike”, në të cilin janë hulumtuar shpenzimet dhe investimet e ndërmarrjes publike “Të Mirave Detare”. Në prezantim u theksua se investimet e kësaj ndërmarrjeje gjatë vitit 2017 kanë qenë 11 herë më të vogla se të ardhurat që kjo ndërmarrje ka vjelur në Ulqin, kurse në vitin 2018, 15 herë më të vogla. Nga ndërmarrja janë arsyetuar se ato kanë investuar mjete nëpërmes ndërmarrjeve të tjera publike , por të cilat nuk ndodhen në raportin vjetor të shpenzimeve. Në konferencë gjithashtu u theksua mënyra e shpalljes së prokurimeve publike nga kjo ndërmarrje, e cila u vlerësua si tejet e dyshimtë, me elemente favorizimi ndaj disa subjekteve të caktuara dhe diskriminimi ndaj të tjerave. Të ardhurat që kjo ndërmarrje vjel në Ulqin janë më të mëdhaja se në të gjitha komunat, përveç Budvës, kurse investimet ndër më të ultit.

Share.

Leave A Reply