Hollaj: Për momentin nuk kemi probleme as me kuadro as me furnizimin me ilaçe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtëpia e Shëndetit në Ulqin me sukses po i përballon sfidat e fillimit të sezonit.

Drejtoresha Sadije Hollaj, tha për TV Teuta se nga ana kadrovike qëndrojnë mirë pasi për këtë janë përgatitur më herët. Këto ditë kanë filluar punë edhe dy ambulanca sezonale, njëra në kuadër të Shtëpisë së Shëndetiti, kurse tjetra në zonën e Shtojit.

Sa i përket furnizimit me ilaçe, ajo tha se për momentin nuk kanë mungesa, por në rast se ndonjë ilaç për arsye të caktuara nuk ndodhet në farmaci, pacientët kanë të drejtë rimbursimi, mjafton të përcjellin procedurën e nevojshme.

 

Share.