Hollaj: Kemi situatë të rënduar epidemiologjike, apel për zbatimin e masave mbrojtëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit është shqetësuese ,çdo ditë shënohen raste të reja  me Covid 19.Në Covid ambulacë çdo ditë ndihmë mjekësore kërkojnë rreth 150 pacientë.

Ushtruesja e Detyrës së drejtorit  së Shëpisë së Shëndetit Dr Sadije Hollaj shprehet për televizionin Teuta se vazhdohet të qëndrohet në një situate të vështirë  epidemiologjike  si tek ne, por edhe  në mbarë globin.

“Është fakt se është një situate e komplikuar,numri I rasteve sa vjen e rritet ,do mundohemi që këtë situate ta menaxhojmë në mënyrën më të mire të mundur,ashtu siç është menaxhuar edhe gjer më tani”

Në Shëpinë e Shëndetit në Ulqin punojnë mbi 102 puntorë,Drejtoresha Hollaj shprehet se falenderimi më i madh për të luftuar këtë pandemi pikërisht qëndron tek bluzat e bardha që janë në linjën e parë të frontit.Në këtë institucion Shëndetësor  punon me kapacitet të plotë në dy turne edhe Covid ambulance

Hollaj apelon tek të gjithë qytetarët që në maksimum t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit për Shëndetin Publik,mos të neglizhojnë as një nga masat,se vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet kjo pandemi që po merr shumë jetë njerëzish e sidomos në Komunën e Ulqinit e cila paraprinë për nga numri i rasteve të vdekjes në proporcion me popullatën në Mal të Zi.

Hollaj shprehet se në muajin mars të vitit të kaluar në Komunën e Ulqinit kemi pasë 22 raste pozitive,ndërsa në janar dhe shkurt të këtij viti janë shënuar 430 raste,ndër to 257 raste aktive.

Share.