Hojt Ji: Bojkoti nuk sjell rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndihmësi i Zevendës sekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hojt Brajan Ji, tha për gazetën Pobjeda se implikimi i vendeve të huaja në zgjedhje është diçka me të cilën po përballen  jo vetëm vendet ballkanike, por e gjithë bota, duke përfshirë edhe Amerikën. Ai tha se përfundimi i hetimeve , si në Mal të Zi, ashtu edhe në dyshimet për implikim të Rusisë në zgjedhjet në Amerikë, duhet të shkojnë deri në fund.

Ji tha se Katniq është prokuror serioz dhe se SHBA është e gatshme të ofrojë ndihmën e duhur nëse kjo u kërkohet. Në lidhje me bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës, ai tha se në 20 vite eksperiencë në ballkanin perendimor, asnjëherë nuk ka vërejtur se bojkoti ka dhënë rezultatet e duhura, apo ka ndihmuar në arritjen e qëllimeve. Ai shprehu mendimin se qytetarët që kanë votuar për përfaqsuesit  e tyre kanë të drejtë që të përfaqsohen në Kuvend në mënyrë të rregullt.

Share.