Hiqen pagesat për disa Këshille Drejtuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për pagat e të punësuarve në sektorin publik.

Ky propozim nuk do të rrisë shpenzimet publike por do të heq disa nga pagesat për Këshillat Drejtuese.

Ministri i Financave Radoje Zhugiq, tha se në qeveri kishte nivel të lartë dakordimi me propozimin në fjalë në të cilin është punuar dy vjet.

Sipas Zhugiq, në të ardhmen nuk do të ketë dy modele të përcaktimit të pagave, por vetëm një, cka do ta bëjë procesin më të thjeshtë dhe më të drejtë.

Share.