Hidrocentralet në Shqipëri hapin digat, rrezikohen përmbytje

0

Nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit në Ulqin lajmërojnë se kanë marrë njoftim nga Drejtoria për emergjenca se hidrocentralet në Drinë kanë filluar hapjen e digave për të lëshuar ujin e tepërt, çka do të ndikojë në nivelin e ujit në Lumin Buna. Rritja e nivelit të ujit mund të krijojë përmbytje në zonat përgjatë lumit, ku më të rrezikuar janë fshatrat Lisna Borë dhe Freskanjeli. Nga Drejtoria për emergjenca paralajmërojnë se nëse lëshimi i ujit nga këto hidrocentrale vazhdon me këtë intenzitet edhe në katër ditët e ardhëshme, atëherë rrezikohen përmbytje serioze në zonat e ulëta.  

Share.