Hendbolli në Ulqin: Talentat nuk mungojnë (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi i hendbollit të femrave “Ulqin” u riaktivizua në vitin 2013, pas shuarjes së klubit të vjetër në vitin 1968. Në këtë klub momentalisht stërviten 27 vajza nga mosha 7 e deri në moshën 15 vjeçare.

Sipas fjalëve të trajnerit të klubi Mustaf Kollari, këto fëmijë stërviten 5 herë në javë në kushte të mira të cilat ju ofron shkolla fillore “Marshali Tito”.

Vajzat të cilat e kanë pasion këtë sport, janë më se të kënaqura me klubin dhe arritjet e tyre.

Grupi i femrave të cilat i takojnë vitit të lindjes 2002 luajnë në ligën e pionireve, kurse ato të vitit 2000 në ligën rajonale.

Gjithashtu në klubin e handbollit “Ulqin” është edhe grupi i meshkujve, të cilët njëllojë si femrat janë duke korrur suksese të vazhdueshme.

Për rezultatet e arritura të hendbollistëve janë të kënaqur edhe familjarët e tyre.

Edhe pse si qytet Ulqini është i vogël talentat nuk mungojnë, pothuajse në të gjitha fushat e posaçerishtë në sport. Ata na prezantojnë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe jasht kufijve duke na sjellur çdo herë rezultate dhe medalje të rangjeve të ndryshme. Por, këta të rinjë, përveç prindërve dhe sponzorëve duhet të kenë përkrahje më të madhe të institucioneve përkatëse sepse janë ambasadorët e qytetit ton.

Share.