Haxhibrahimi koordinator i Socialdemokratëve të rinj në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbër Haxhibrahimi është zgjedhur koordinator i KI-së së Socialdemokratëve të rinj në Ulqin. Në mbledhjen e formimit të Këshillit Inicues të rinisë morën pjesë edhe koordinatori i kësaj partie në Ulqin Selim Resulbegoviq, koordinatorja e rinisë së Socialdmokratëve Marija Blagojeviq, Qazim Hoxhiq, Stefan Shuster dheAleksandra Masoniciq. Nga kjo parti kumtohet se arsimi është një nga prioritetet e zhvillimit të shoqërisë dhe se një shoqëri e mbështetur në arsimim do të ofrojë më shumë vende pune dhe prosperitet, cka do te arrihet duke u bazuar në principet e barazisë, drejtësisë dhe ofrimin e mundësive për të gjithë.

Share.