Haxhibeti: Shpenzimi i ujit 20% më i ulët se vitin e kaluar

0

Drejtori i ndërmarrjes publike “Ujësjellës – kanalizime” Fuad Haxhibeti, tha për TV Teuta se furnizimi me ujë gjatë sezonit turistik ka qenë kryesisht i rregullt, me probleme të përkohëshme si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Ai shtoi se kushtet hidrologjike këtë vit kanë qenë të favorshme çka ka ndikuar që të mos ketë probleme të theksuara. Në lidhje me shpenzimin e ujit gjatë këtij sezoni, Haxhibeti tha se në krahasim me vitin e kaluar ai është rreth 20% më i ulët.

Share.

Leave A Reply