HAXHIBETI : SEZONË E MIRË, AKTIVITETE EDHE NË SHTATOR

HAXHIBETI : SEZONË E MIRË, AKTIVITETE EDHE NË SHTATOR

0

Sezona verore e vitit 2017 ka qënë një sezonë me plotë angazhime në kordimin dhe mbarëvajtjen e saj, por e gjitha kjo ka rezultuar e suksesshme kur merren për bazë shifrat e larta të buajtjeve në  komunën e Ulqinit, kështu shprehet për Televizionin Teutra drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibeti. Sa i përket Organizatës Turistike ato edhe këtë vit kanë arritur që ti realizojnë pritshmëritë e tyre financiare, shton Haxhibeti. Megjithatë çdo sezonë turistike ka vërejtjet dhe problemet e veta, një ndër më të thekusarat për këtë sezonë veror ka qënë mungesa e furnizimit të  rregullt me energji elektrike.Aktivitetet vazhdojnë edhe gjatë muajit shtator ku me datë 8 do të hapet panairi i artizanatëve, si dhe po në të njëjtën datë do të organizohet koncerti i kllapave të Malit të Zi.

It's only fair to share...Share on FacebookTweet about this on Twitter