Haxhibeti: Përmbytjet nuk kanë ndikuar në furnizim dhe as cilësinë e ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e shiut që kanë rënë në komunën e Ulqinit që prej fundit të vitit të kaluar, në qytet nuk kanë krijuar probleme të theksuara, por në zonat periferike dhe në Anë të Malit gjendja është më e rënduar. Përmbytjet në zonat ku ndodhen burimet e ujit, disa herë në të kaluarën kanë krijuar probleme në furnizim me ujë, por kjo kësaj radhe thonë nga ndërmarrja “Ujësjellës kanalizime”, nuk është rast, pasi me kohë kanë marrë masa preventive.

Haxhibeti thotë se gjendja e krijuar nuk ka ndikuar as në cilësinë e ujit, i cili sipas tij është i cilësisë më të lartë dhe qytetarët mund ta konsumojnë pa asnjë shqetësim.

Ndërmarrja Ujësjellës kanalizime në periudhën e ardhëshme do të jetë e angazhuar edhe në ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit në Kala, i cili është vjetërsuar, kurse sa i përket investimit prej 18 milionë euro në rikonstruktimin e ujësjellësit për gjithë komunën, ai pritet të fillojë së shpejti pasi ka mbetur të përfundohet vetëm një pjesë e procesit të kompensimit për pronarët.

Edhe kjo ndërmarrje thotë Haxhibeti, po vuan pasojat e pandemisë, ashtu si edhe të tjerat, me të ardhura më të ulta si pasojë e dështimit të sezonit, por edhe me borxhet për tatime dhe kontribute. Për momentin synohet që të ruhet stabiliteti dhe pastaj të mendohet për investime në përmirsmin e shërbimit për qytetarët.

Share.