Haxhibeti: Nga dalja në zyrat e reja përfitojmë mbi 500 euro në muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoi i Organizatës Turisitke të Ulqinit Fuad Haxhibeti, u është përgjigjur akuzave të kryetarit të bordit drejtues të kësaj organizate, Rexhep Taganoviq, i cili e ka akuzuar Haxhibetin për kalimin në zyra të reja pa marrë mendimin e bordit drejtues.

Haxhibeti për Tv Teuta tha se qiraja në zyrat e vjetra ishte mbi 800 euro në muaj, dhe nuk korrespondote me hapsirat që ato kishin në dispozicion, kurse në hapsirat e reja ato pagujanë pak më shumë se 300 euro në muaj, rreth 500 euro më pak, dhe kanë hapsira më shumë. Sipas Haxhibetit, këto dhe akuzat e tjera të Taganoviq nuk kanë bazë reale dhe mund të jenë vetëm të bazuara politikisht.

Share.