Haxhibeti: Ndërtimi i rrugës dëmtoi buxhetin e ndërmarrjes rreth 300 mijë euro.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendoset në funksion burimi  Millës i cili mundëson 80 litër ujë të pijshëm shtesë në sekond. Riparimi i këtij rrjeti ndërmarrjes publike “Ujësjellës -Kanalizime” i kushtoi 280 mijë euro, si pasojë e dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit gjatë ndërtimit të rrugës Krythë-  Ulqin . Drejtori  Fuad Haxhibeti  tha  se rikonstruktimi i tubacionit me gjatësi rreth dy kilometra zgjati gjashtë muaj dhe se ishte shumë i komplikuar për shkak të komunikacionit dhe terrenit të papërshtatshëm.

“Dëmi i përgjithshëm të cilin ndërmarrja  jonë e pësoi gjatë këtij një viti e gjysmë për shkak të gabimit të huaj është afër gjysmë milioni euro”, shtoi Haxhibeti.

Me vendosjen në funksion të burimit të Millës ndërmarrja komunale do të ketë kursime në energji elektrike që gjerë më tani pas dëmtimit i ka pasur si pasojë e vendosjes në funksion edhe të dy pompave të ujit në Lisën Bore.

Share.