Haxhibeti: Britanikët janë të interesuar për natyrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata turistike e Ulqinit prezantoi ofertën turistike të qytetit tonë edhe në Londër të Anglisë, pas Gjermanisë vendi me numrin më të madh të njerëzve që largohen nga vendi për pushime në Europë. Drejtori i kësaj organizate Fuad Haxhibeti , tha për televizionin Teuta se Mali i Zi është destinacion interesant për britanikët, sidomos atyre që janë të apasionuar pas natyrës.

Britanikët , përveç destinacioneve luksoze, preferojnë edhe vendet që ofrojnë natyre të paprekur , prandaj Ulqini në këtë mes mund të përfitojë, sidomos me autokampet dhe kitesurfing, si atraksione të padiskutueshme, tha Haxhibeti.

Share.