Haxhibeti: Askush nuk do të marrë asnjë cent nga OT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti, për televizionin Teuta foli edhe për disa informata në lidhje me humbjen e lëndës gjygjsore nga njëri nga kandidatët e paraqitur në konkursin për drejtor para dy viteve.

Ai tha se Organizata Turistike për këtë rast nuk ka asnjë detyrim financiar, dhe se pretendimet për diçka të tillë janë absurde dhe rezultat i keqinformimit.

Më herët në media dolën informacione se kandidatje për drejtoreshë të OT-së në konkursin e hapur  në vitin 2012 Pranvera Suljiq, kishte fituar lëndën gjygjsore, pasi gjykata konkursin e kishte spallur të paligjshëm. Sipas kësaj ajo pretendonte kompensim deri në 30.000 euro.

Share.