Haxhibeti apelon për bashkëpunim më të mirë me CEDIS. Ndalim i furnizimit me ujë në ditët e ardhëshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të punimeve në përmirsimin e rrjetit elektrik, një pjesë e madhe e Ulqinit ndodhet pa furnizim me energji elektrike, çka ka rezultuar me ndalimin e furnizimit edhe të pompave të ujit  në burimet e Klleznës dhe Lisna Bores. Drejtori i NP “Ujësjellës-kanalizime”, Fuad Haxhibeti, tha për TV Teuta se për një pjesë të punimeve kanë qenë të njoftuar nga CEDIS, por jo edhe për ndalimin e furnzimit me energji të burimeve në Lisna Borë, çka ka krijuar probleme shtesë në furnizimin me ujë.

“Probleme kemi pasur të hënën kur ka ardhur deri tek ndërprerja e furnizimit në rajonin e Gaçit dhe Klleznës. Mendoj se me një bashkëpunim më të mirë në mes ujësjellësit dhe CEDIS do të mund të përgatitemi më mirë, pasi kështu vjen deri tek ndërprerja e paparalajmëruar e ujit.”, thotë Haxhibeti.

Deri sot në orën 15.00 nuk pritet normalizimi me energji elektrike, çka automatikisht rezulton edhe me vonesë në furnizimin me ujë të qytetit. Normalizimi pritet diku në orët e mbrëmjes.

“Prej rivendosjes së furnzimit ne na duhet katër deri në pesë orë që uji të shkojë deri tek të gjithë konsumatorët, pasi bëhet fjalë për 230 km tubacione. Megjithatë, vështirësi në furnizim presim edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj apeloj tek CEDIS që të jenë më korrekt ndaj ndërmarrjes sonë, në mënyrë që të mos krijohen probleme të këtilla.”, thotë Haxhibeti.

Share.