Haxhibeti: Angazhim maksimal që qytetarët të mos kenë pasoja nga kriza e ndërmarrjes

0

Drejtori i ndërmarrjes publike “Ujësjellës-kanalizime”, Fuad Haxhibeti, tha për TV Teuta se kjo ndërmarrje ka borxhe të prapambetura që kapin shifrën e mbi 1 milionë eurove, si rezultat i mospagesës me vite të kontributeve për të punësuarit. Kjo , tha Haxhibeti, ka shkaktuar edhe probleme me pensionimin e të punësuarëve në këtë ndërmarrje. Ai shoti se ndërmarrja akoma nuk është e bllokuar por kjo mund të ndodhë nëse nuk arrihet një reprogram i ri i borxheve. Ai siguroi se në ndërmarrje do të angazhohen maksmalisht që qytetarët të mos kenë pasoja nga kriza e tyre, por që në periudhën e ardhëshme do të jenë më këmbëngulës në kërkesat që qytetarët të shlyejn borxhet ndaj ujësjellësit.

Share.

Comments are closed.