Haxhi Shabani, laureat i çmimit të Art-Club-it

0

Në ambientet e Bibliotekës së Ulqinit u mbajt ceremonia e shënimit të 28 vjetorit të Shoqatës së artistëve dhe intelektualëve Art Club, në të cilën u bë edhe ndarja e Çmimit Tradicional të kësaj shoqate, i cili nga viti 2009 jepet çdo tre vjet . Ceremoninë e hapi udhëheqësja e Bibliotekës Ardita Rama, kurse kryetari Ismet Kallaba, numëroi  arritjet e shoqatës gjatë vitit aktual. Gazetari dhe kritiku i filmit Ali Salaj, si anëtar i jurisë, njoftoi se laureati i Çmimit Tradicional të Art Clubit është mr.Haxhi Shabani, për punën dhe kontrbutin e tij në fushën e artit dhe kulturës. Shabani në fjalimin e tij shprehu falanderimet për nderin që i është bërë , i cili njëkohësishtë është edhe obligim për të pasi ky çmim i jepet nga kolegët. Ai vlerësoi punën e Art Clubit sidomos në ruajtjen e dinjiteti të krijuesve dhe shprehu besimin se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Share.

Comments are closed.