Hatixhe Nelaj –gazetarja e vitit 2015-Çmime të larta për krijuesit nga Mali I Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja ndërkombëtare e poeteve , shkrimtarëve dhe artisteve “PEGASI” Albania, në ceremoninë e mbajtur ditën e diel  në Tiranë, ndau titujt e lartë Pegasian, për vitin 2015.
Ndër çmimet e ndara për këtë vit ishin edhe ato për krijusit kreative shqiptare nga Mali i Zi. Me propozimin e zonja Migena ARLLATI, kryetare e “Pegasi” Kosovë dhe me miratimin e z. Kristaq SHABANI, “Pegasi” Albania shpalli krijusët :
Hatixhe NELAJ, gazetarja e vitit, Flutra MUSTAFA, Poezija e re e vitit, Ibrahim BERJASHI, Poeti i vitin, Ali DACI, Aktivist kulturor, dhe Ismet KARAMANAGA, Mbrojtës i vlerave autoktone shqiptare.

Hatixhe Nelaj gazetarja e televizionit Teuta shpallet gazetarja e vitit 2015 me motivacion ” Gazetare dhe veprimtare bashkëkohore me një aktivitet të vrullshëm në shërbim të brezave.Me syrin dhe penën e saj të vëmendshme trajtoi ngjarje dhe personalitete ,individualitete dhe kohëra,duke përçuar zërin e popullatës shqiptare.”

“Shumë mundë dhe sakrificë  në punën time rreth 20 vjeçare  në media është dashur që të fitoi një çmim të tillë.Shpërblimin që e morra do të më motivojë për një angazhim edhe më të madh në këtë profesion,por më obligon që të vazhdoi  të i përmbahem fortë kodeksit gazetaresk,të informoi saktë pa devijime dhe njëanshmëri . Gazetari duhet të jetë një personalitet që duhet të ketë vizionin e tij mbi botën, ndjeshmëritë e tij, ëndrat e tij për shoqërinë e njëherësh pavarësinë e tij nga pushteti qoftë politik qoftë financiar”shprehet gazetarja Nelaj pas vlerësimit të Pegasit.

 

Share.