Harasani takohet me Ambasadorin e Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ilir Harasani drejtor i Drejtorisë për punët e Inspektimit u takua sot me Ambasadorin e Shqipërisë, Ridi Kurtezi.

Përmirësimi i bashkëpunimit dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen ishin temat kryesore të këtij takimi. Ambasadori shqiptar Ridi Kurtezi shprehu mbështetjen e plotë për punën e Drejtorisë për punët e Inspektimit dhe gatishmërinë për krijimin e bashkëpunimit teknik me Drejtorinë, në mënyrë që të sigurojë punë më efektive të shërbimeve të inspektimit në fusha të caktuara të mbikëqyrjes.

Share.