Harasani: Për festa do të ketë ashpërsim të kontrolleve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në prag të festave të majit dhe Pashkëve ortodokse, në Ulqin por edhe qytetet e tjera bregdetare të Malit të Zi, pritet fluks i vizitorëve nga vendi dhe rajoni. Kjo situatë mund të përkeqësojë gjendjen epidemiologjike në vend, për çka nga Drejtoria për Inspeksione kanë paralajmëruar se do të ketë intensifikim të kontrollit për respektimin e masave, në veçanti ndaj lokaleve dhe restoraneve. Drejtori i këtij institucioni, Ilir Harasani, thotë për TV Teuta se uëja e numrit të infektimeve është diçka e domosdoshme nëse duam të jemi destinacion konkurent turistik.

Drejtoria  e Inspeksioneve gjithmonë ka qenë një ndër instiucionet më të kritikuara për punën e saj. Dyshimet për korrupsion dhe kontrolle selektive kanë rritur tejmase mosbesimin e opinionit publik, çka mund të ndikojë negativisht edhe në të ardhmen, nëse nuk merren masa për përmirsimin e imazhit. Harasani premton ndryshime thelbësore, të cilët nuk mund të eliminojnë korrupsionin 100%, por pritet të kenë ndikim të madh në uljen e tij.

Qëllimi  kryesor i ndryshimeve në Drejtorinë për Inspeksione thotë Harasani nuk do të jetë dënimi i subjekteve afariste, por vendosja e tyre në rrjedha legale të punës, çka mund të arrihet vetëm nëse respektohet trajtimi i njëjtë për të gjithë duke eliminuar korrupsionin e inspektorëve dhe dënimin e tyre nëse bëhen pjesë e këtij fenomeni.

Share.