Harasani: Administrata për Punë Inspektuese do të ketë dixhitalizim të shërbimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në krye të Administratës së Punëve Inspektuese nga muaji prill është Ilir Harasani i cili për Tv Teuta flet për ndryshimet të cilat i kanë planifikuar për periudhën e ardhshme. Administrata do të jetë e fokusuar në tre drejtime kryesore: do të jetë transparente, e modernizuar nga aspekti teknologjik dhe e fundit dot ë jetë efektive dhe e ligjshme. “Ky institucion nga tani do të punoj në mënyrë elektronike, çdo inspektor do të ketë laptopin e vet dhe proçesverbalet do të bëhen online, gjithashtu janë duke u formuar edhe çeklistat të cilat do të jenë të gjitha të dhënat ligjore të cilat duhet ti posedojnë një shërbim afarist” thotë Harasani.

Administrata ka të punësuar 306 puntorë, nga to rreth 240 janë inspektor të cilët veprojnë në qytete të ndryshme, kurse gjatë sezonit turistik do ketë përforcime.

Inspektorët do të kenë më tepër rol këshillues, ndërsa për të gjithë ato subjekte afariste të cilat nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet do të ketë masa ndërshuese.

 

AKZ

Share.