Haradinaj-Jahjagës: Hetim ndërkombëtar komisionit te Demarkacionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Publikimi i raportit të 3 ekspertëve ndërkombëtarë për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka arritur të bindë partitë opozitare, të cilat vazhdojnë të këmbëngulin se kufiri ka lëvizur në dëm të Kosovës.

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka qenë më i zëshmi kundër shënimit të vijës kufitare, i ka dërguar të enjten një letër Presidentes Atifete Jahjaga, nga e cila ka kërkuar hetimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror të Demarkacionit.Punën e komisionit të ekspertëve ndërkombëtarë e ka hedhur poshtë edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili tha gjatë një konference se, nga 3 ekspertë, vetëm njëri i përkiste fushës së demarkacionit.

Share.