Hapja solemne e Fed Cup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e hëne u bë hapja solemne e turneut ndërkombëtar të tenisit për femra Fed Cup. Ulqini për herë të dytë është nikoqir i këtij turneu  i cili do të mbahet në terenet e Klubit të tenisit Belvi. 13 skuadra përfaqesuese nga mbar bota do të jenë në garë për gjatë 5 ditëve  nga data 14  e deri me 18 prill. Organizator të këtij turneu janë Federata e Tenisit të Malit të Zi dhe klubi i tenisit Belvi.  Kryetari i Klubit Belvi , Nazif Cungu theksin në këtë hapje solemne e vuri në atë se në Ulqin pas kaq vitesh po kthehet tradita e sportit, dhe se klubi i tenisit Belvi për të dytin vit plotësoj kushtet e të qenit mikëprites të të gjithë përfaqeuseve të botës.

Kryetari i  federatës së tenisit së Malit të Zi Dimitrije Rashoviq ceku se klubi i tenisit Belvi ka njohur kapacitetet e caktuara si kulturore dhe turistike , kështu që ky manifestim përveç asaj se sa një vlerë të madhe në aspketin sportiv ka rëndësi edhe në aspektin turistik.

Supervizori i asosiacionit botëror të tenisit Anders Werner u shpreh i kënaqur se qyteti i Ulqinit, se dhe klubi i tenisit Belvi që para dy viteve tregoj vlerat dhe kapacitet e veta. Njëkohësisht turneu Fed Cup përveç se mbahet në Ulqin po mbahet edhe në Indi.

Për të gjithë adhuruesit e këtij sporti që dëshirojnë të ndjekin këtë turne hyrja është pa pages.

Share.