Hapja e negociatave, KE jep rekomandim të kushtëzuar për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioneri për Zgjerimin pranë BE-së Johanes Hahn  teksa publikoi progres-raportin 2016 tha se KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë ndonëse të kushtëzuara.Hahn theksoi se hapja e këtyre negociatave kushtëzohet nga Reforma në Drejtësi dhe veçanërisht nga ligji i Vetting-ut, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Në raport thuhet gjithashtu se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshëm sa i përket 5 prioriteteve  të vendosura nga Bashkimi Europian.Shqipëria ka bërë progres, Reforma në gjyqësor është domethënëse. Puna për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prodhimit dhe tregtimit të drogës ka vazhduar dhe vazhdon.

Nisur nga këto përpjekje komisioni jep një rekomandim të kushtëzuar sa i përket hapjes së negociatave. Zbatim të reformës në Drejtësi dhe ligjit të Vettingut, rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve duhet parë se si funksionon në terren.”

Share.