Hapet solemnisht rruga prej Kollomze në Sajmirë

0

Ditën e sotme në prezencën e zyrtarëve më të lartë të Komunës së Ulqinit dhe banorëve të zonës, u bë hapja solemne e rrugës e cila lidh Kollomzën dhe fshatrat përreth me Kishën e Shën Gjonit në Sajmirë, çka ka një rëndësi të veçantë për lehtësimin e qasjes së banorëve ndaj kësaj zone, ku ndodhen edhe varrezat. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, pas prerjes së shiritit njoftoi se financimi i kësaj rruge është bërë nga Qeveria e Malit të Zi dhe  kap vlerën e rreth 150.000 eurove. Kryetari i bashkësisë lokale Aleksandër Daboviq, theksoi se ndërtimi i kësaj rruge do të sigurojë lidhjen më të mirë të fshatrave në këtë zonë, kurse Stevo Luljoviq, nga i cili ka rrjedhur edhe iniciative për ndërtimin e saj, u shpreh i kënaqur për realizimin e këtij investimi që ka qenë një dëshirë e kahmotshme e tij.

Share.