Hapet Qendra Islame Edukative Humanitare ” Munira” në Katërkollë

0

Të dielen më, 01.12.2019 u realizua hapja solemne e Qendres islame edukative humanitare në Katërkollë-Ulqin. Të pranishëm në këtë eveniment ishin zv.Reisi Omer ef. Kajoshaj, përfaqësuesi i organizatës Rahmetu’l-Alemije nga Kuvajti, n/kryetarja e Komunës së Ulqinit, z-nj Hatixhe Gjoni, Kryeimami h.Ali ef. Bardhi, dhe të ftuar të tjerë.  Ky objekt ka për synim që ti sherbejë trevës dhe të gjithë banorëve të komunës së Ulqinit duke u hapur kurse të mësim Kur’anit, gjuhëve të huaja, organizime të programeve të ndryshme si, leksione, promovime të librave, takime, si edhe të bëj shpërndarjen e ndihmave të ndryshme humanitare për komunitetin e kësaj zone.

Share.