Hapet qendra covid në Tuz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata epidemiologjike në komunën e Tuzit nuk është e mirë, masat e ndërmarra nuk respektohen prandaj edhe ka shtim të rasteve, thotë për Televizionin Teuta mjeku Halil Dukoviq. Edhe përkundër që kjo komunë në valën e parë kishte gjendje kritike, banorët nuk janë ndërgjegjësuar shumë. Ai poashtu informon se në Shtëpinë e shëndetit në Tuz  është hapur qendra e testeve për COVID-19. Kjo qendër, do te punojë çdo ditë nga ora 9.00 deri në ora 17.00. Gjithashtu, në qendrën covid  do të bëhet edhe marrja e mostrave  nazofaringeale në Ag Covid 19.

Share.