Hapet kopshti për fëmijë në Tuz

0

Sot kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me ministrin e arsimit, dr. Damir Shehoviq dhe drejtorin e instiucionit publik „Gjina Vrbica“ Vuk Stanishiq, bënë hapjen e kopshtit në Tuz. Gjeloshaj shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e kopshtit  dhe theksoi se në mandatin e pushtetit të ri po ndodhin ndryshime pozitive dhe se janë paraparë edhe investime të reja. „Si ministër dhe si prind e di se çfarë do të thotë ti besohet kujdesja e fëmijës dikujt dhe e di se çfarë presin prindërit nga ne, andaj ne do të mundohemi që pritshmëritë e tyre ti plotësojmë“ – u shpreh ministri dr. Shehoviq.  Objekti i sapondërtuar ka 11 dhoma pune të parapara për mbi 200 fëmijë.

Share.

Leave A Reply