Hapet ekspozita e piktorit shkodran, Fatmir Juka

0

Piktori shkodran Fatmir Juka këtë fundjavë u prezantua për publikun e Ulqinit me ekspozitën “Xhubleta Entropia”. Në Qendrën kulturore të Ulqinit ekspozita vjen me elemente bashkohore dhe e frymëzuar nga etnografia shqiptare. Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë artdashës të cilët vlerësuan punimet e artistit kurse hapjen e bëri nënkryetarja e Komunës, Hadixhe Gjoni. Piktori Juka në vazhdim foli për rëndësinë e kësaj ekspozite e cila do të jetë e vizitueshme për publikun deri më 28 Shkurt.

Share.