Hapen terracat e lokaleve dhe dyqanet. Shkollat vazhdojnë online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej ditës së nesërme do të lejohet puna e lokaleve në disa qytete të Malit t Zi, duke përfshirë edhe Ulqinin, u njoftua në konferencën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithsesi disa kufizime do të vazhdojnë pasi tani për tani do të lejohet vetëm shërbimi në terraca kurse në tavolinë do të mund të ulen vetëm dy klientë. Lokalet do të vazhdojnë të jenë të mbyllur në Nikshiq dhe Shavnik pasi në këto dy komuna shkalla e infeksioneve aktive është më e lartë se 2.000 për çdo 100.000 banorë. Orari i qarkullimit shtyhet për një orë dhe tani është i ndaluar nga ora 22.00 deri në orën 5.00. Prej nesër do të lejohet edhe hapja e dyqaneve të tjerë në orar të njëjtë si lokalet, prej orës 7.00 deri në orën 9.00, por shkollat do të vazhdojnë online. Ndalimi i qarkullimit ndërmjet qyteteve vazhdon të mbesë në fuqi përveç në rastet e caktuara. Këto masa do të jenë në fuqi deri më datën 9 prill.

Share.