HAP ZYRËN NË SHQIPËRI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata turistike e Podgoricës ka hapur zyrën e vet në pikëkalimin Hani i Hotit në kufirin me Shqipërinë. Duke e vlersuar rëndësinë e turistëve që vijnë nga Shqipëria por edhe të huajt që këtë pikë e kanë si kalimtare, puna në këtë zyrë do të zhvillohet edhe gjatë ditëve të fundjavës me dy turne. Zyra do të jetë e hapur gjatë gjithë sezonit turistik dhe do të ofrojë informata mbi qytetin dhe vendin, do të shpërndajë material promovues të Malit të Zi dhe qyteteve tjera.

Share.