Hani i Hotit: Punëtorëve nga Shqipëria u ndalohet hyrja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot është dita e parë e hyrjes në Mal të Zi me rregulla të reja, çka do të thotë , pajisjen me certifikatë vaksinimi, apo teste negative për sëmundjen Covid 19.  Në kalimin kufitar në Han të Hotit për këtë pati edhe disa probleme, kryesisht me punëtorët nga Shqipëria,  të cilët sipas zyrtarëve të policisë, tentuan të kalojnë me teste të parregullta.

“Qytetarët shqiptarë që donin të hynin në vendin tonëm në vend të një testi të shpejtë  antigjen  ishin të pajisur me teste për proteinën proaktive C, e cila është diçka që nuk ka të bëjë me analizën PCR.”, tha për RTMZ  Gjuro Lakoviq, ndihmës komandant i Stacionit të Policisë Kufitare.Megjithatë, ata që u privuan nga kalimi thonë se nuk janë lejuar të kalojnë as ata që janë të vaksinuar, me pretendimin se në certifikatën e tyre mungon kodi personal., diçka që sips tyre nuk është e vërtetë, pasi i njëjti mund të gjendet edhe në certifikatën dixhitale.  Mediat shqiptare njoftojnë se në një moment situata është tensionuar, për çka një person është shoqëruar në polici, por nga ana malazeze nuk ka pasur raportime të tilla.

Share.