Hajrullahut i caktohen 30 ditë paraburgim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e lartë në Podgoricë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për ulqinakun Ilir Hajrullahu, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të bashkqytetarit Elvis Paleviq, shkruan gazeta “Dan”.

Hajrullahu akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Paleviq nuk ka pësuar dëmtime, por në automjetin e tij janë evidentuar dëme nga plumbat. Hajrullahu është arrestuar menjëherë pas ngjarjes e cila ndodhi para disa ditëve në hyrje të bulevardit Teuta.

Share.