Hajrullah Hajdari: ARBANIJA-Vendbanim me rrënjë shqiptare në Kroaci

Hajrullah Hajdari: ARBANIJA-Vendbanim me rrënjë shqiptare në Kroaci

0

               

 

Rënja e trojeve shqiptare nën sundimin e Turqisë ( shekulli XV ) nxiti shpërnguljen e shqiptarëve në viset e ndryshme të bregdetit të Adriatikut verior apo përendimor e veçanarisht të theksuara janë emigrimet  e shqiptarëve drejtë Republikës së Venedikut, vend i cili në atë kohë po perjetonte një zhvillim të shpejtuar ekonomik. Para vitit 1450 shpërnguljet drejt këtij destinacioni, nga territoret e Shqipërisë veneciane apo si njihet në dokumentat e kohes Albania Veneta, e cila përfshinte territoret që nga Durrësi deri në Kotorr,  janë të rralla.  Ndërkaq, nga mesi i shekullit XV fillon shpërngulja më intenzive dhe kulmin e shenon periudha e vitevei 1476 – 1526, edhe pse emigrimet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite duke u shëndruar kështu në sëmundje të pasheruar dhe shkaktare kryesore e boshatisjes së trojeve shqiptare.

Nga shpërnguljet e përmendura në brigjet e adriatikut verior apo përendimor kanë kaluar afër 600 vjet, ndërkaq historiagrafia shqiptare nuk është marrë detaisht më këtë çështje dhe kjo periudhë historike ka mbet pothuaj se e pazbardhur sa duhet.

 

Duke vizituar Trogirin,  qytetin nën mbrojtjen e UNESC-os, e duke kaluar në ishullin Çiovo ( edhe vet qyteti i Trogirit është ishull),   rastësisht u ballafaqova më një tabelë e cila emertonte lokalitetin nëpër të cilin po udhtoja. Shkruente ARBANIJA.

Kisha ndëgjuar për vëndosjen e grupeve vllazërore shqiptare në viset e ndryshme të Dallmacisë, nga Kopri, Zara e ndonjë vend tjetër por jo për këtë vend. Në të vërtetë e dija se në Trogir, shqiptarët që kishin përjetuar masakren e Tivarit në udhtim për destinacionin e caktuar, për tu mobilizuar në ushtrinë jugosllave, kishin pësuar një havari në anijen e tyre dhe disa nga ato ishin mbytur. Fillimisht mendova, pasi nuk dija më shumë, se kjo ngjarje mund të kishte lidhshmëri me emertimin e vendbanimit ARBANIJA.  Por jo, e vërteta ishte krejtësisht ndryshe.

 

Fshati i vjetër Arbanija është i vëndosur në shpatin shkëmbor të malit Rudina, 700 metra në lindje të manastirit Sv, Krizh, 300 largë nga bregdeti dhe 4 km. larg qytetit të Trogirit. Duke marrë parasysh poziten e fshatit, i vëndosur  në teren malor i varfër me toka pjellore, relativisht afër detit dhe bregut të pambrojtur, besohet se më pare aty nuk ka ekzistuar ndonjë vendbanim.

Fillimet e fshatit Arbanija janë të lidhur me fillimin e ngritjes të manastirit domenikan SV.Krizh, në mesin e shekullit XV.

 

Manastiri Sv.Krizh, Arbanija

Mendohet se banorët e parë kanë qenë kolonet të cilët murgjërit ( fretrit) i kanë sjellur aty për të punuar tokat e manastirit dhe për t’u sherbyer atyre Për emërtimi i fshatit , fatkeqësisht,  nuk ka ndonjë dokument të caktuar apo të faktuar historik, por besohet se banuesit e parë të këtij fshati kanë qenë 3 familje shqiptare të cilat këtu janë vëndosur nga rrethi i Durrësit apo Ulqinit, kryesisht nga Shqiperia e Venedikut. .Kjo hipotezë është krejtësisht e pranueshme jo vetëm nga aspekti gjuhësor por edhe nga aspektet historike dhe reale. Në të vërtetë,në kohën kur Turqia po pushtonte territoret shqiptare, janë të njohura lidhjet e Dalmacisë me Shqipërinë  pasi popullsija shqiptare katolike po shpërngulej ne territoret e Republikës së Venedikut .Hulumtimet e e shumë historianeve të Akedemisë së Shkecave dhe Arteve të Kroacisë  mbi popullimin e shqiptarëve në territorin e Dallmacisë kanë treguar se vendosja e shqiptarëve në Zarë dhe Çiovo ka ndodhur në të të njëjtat rrethana edhe pse në Çiovo janë vëndosur shumë më heret. Po ashtu është e ditur se emigrimi i shqiptarëve në lokalitetet e ndryshme të Republikës së Venedikut, përveç trusnive që bënte pushtuesi ottoman, është i lidhur edhe me politikën e atëhershme venecijane për popullimin e vendeve të leshuara e të pabanuara.

 

Manastiri domenikan në ishullin Çiovo – Trogir, sipas studiuesit Stjepan Krasiq ka filluar të ndertohetnë vitin 1432 dhe ka zgjatë deri në vitin 1458, në bazë të bullës papiane.të Eugenit IV. Toka e cila u është dhënë për ndërtimin e manastirit ka qenë jopjellore dhe je e banuar. Murgjëri e vëndosur aty, si puntorë fizik,  me vehte kishin sjellur edhe disa familje shqiptare. Studjuesja kroate Dunja Babiq thekson se themelues të manastirit kanë qenë Nikolla Milinoviqi nga Trogiri, Jeronimi nga Ulqini dhe Ivani nga Durrësi çka na le të mendojmë se banorët e pare të fshatit Arbanija, përveç murgjereve të manastirit kanë qenë familjet nga Ulqini dhe Durrësi. Numri i saktë i familjeve të vëndosura aty saktësisht nuk dihet. Studjuesi P.Shumanoviq  aludonë se kanë qenë tri familje e disa të tjerë nuk permendin numër por thonë disa familje nga Albania Veneta dhe se këto banor u quajtën Albanesi.

 

Fshati Arbanija për të paren here përmendet nga Pavao Andreis, në shekullin XVII. Ndërkaq, ky fshat në dokumentat e katasrtit austriak të vitit 1830 si dhe në hartën Arkeologjike të Solinit të vitit 1894, përmendet si Albanija që padyshim e verteton tezen se emri i këtij fshati, në cilën do formë qoftë, rrjedh nga banorët e pare të saj – shqiptarët.

 

Në regjistrin kadastral të asaj kohe, të fshatit Arbanija, figurojnë vetëm 3 familje: Belas, Uleviq dhe Korlaniq, pasardhësit e të cileve edhe sot jetojnë në këte fshat.Struktura e familjeve në Arbani është ruajtur me gjelozi dhe këtu, përkundër zhvendosjeve te popullates sidomos drejtë brigjeve të Adriatikut,  janë vendosur vetem disa familje nga fshati i afërt Zhedna që sot sëbashku përbëjnë Bashkësinë lokalenë Zhedna-Arbanija. Secili nga këto tre fise kanë ruajtur pasurinë e vetë në kufijtë e mëparshëm dhe shumë pak e kanë tjetërsue ate. Edhe rrugët e Arbanisë janë emertuar sipas këtyre fiseve: rruga e Belaseve, rruga e Uleviqeve, rruga e Korlaniqeve, rruga e Misheve. Por për fat të keq banorët e këtyre fiseve nuk kanë ruajtur asgjë nga e kaluara e tyre historike, as gjuhën e as kulturën, sëpaku në nivelin e Arbanasëve të Zarës, bile as përkatësin kombëtare të tyre.

 

Mirjana Belas – Mishe, banore e lagjes Belas, e moshës 70 vjeçare, deklaron se kurr nga prinderit e saj apo dikush tjetër nuk i ka thënë se janë shqiptarë  dhe se gjuhë amtare kanë pasur gjuhën shqipe. Megjithate ajo mendon se sigurisht, meqenëse fshati quhet Arbanija, do të kemi qenë shqiptarë, port tash jemi kroat thekson ajo. Faktin se prejardhja e tyre është shqiptare e jo kroate e argumenton me faktin se ato deri para 30-40 viteve janë martuar vetëm me Uleviqet, Korlaniqet dhe Mishe, për të cilet ajo mendon se edhe ato janë të njëjtës gjeneze si edhe 3 fiset tjera, pra me fiset shqiptare të vëndosura aty. Ajo me ofroi pemen gjenologjike të familjes Belas, me fillim të vitit 1600. Të parët e kësaj familje ishin Marku, Brzilko, Karli dhe Mate.

Rruga e Belasve, Arbanija

 

Stipe Uleviqi, 80 vjeçar. mbahej si njohësi më i mire i kësaj çështje madje ai kishte qenë edhe informator për shumë studjues kroat. Ai, në fillim tha se po çuditet se dikush po interesohet për Arbaninë, pasi gjerë më sot, as babai as nëna nga fisi Bellas, as gjyshi e katragjyshi nuk i kanë folur se dikush, ndonjëherë, është interesuar për gjenezën e tyre. Ai thekson se sigurisht banoret e fshatit Arbanija janë shqiptarë, por çe do thot ai, tash është vonë, ne jemi kroat.Ai mendon se mund te kenë lidhje me Arbanasit e Zarës por ato lidhje tani janë humbur. Stipe mendon se Arbanas ka edhe ne vende të tjera në Kroaci dhe tregon sa para nja 20 viteve i ishte lajmëruar një Uleviq nga Imotski dhe i kishte thënë se ishin kushërij nga gjaku dhe se prejardhja e tyre është e përbashkët nga Albanija pra Shqipërija.

 

Regjistrimi i parë i popullsisë, në të cilin përmendet vendbanimi Arbanija është ai i vitit 1880 dhe numronte 73 banorë nderësa në vitin 2011 numronte 374 banorë. Eshtë interesant të theksohet  se përveç Ante Bellasit, professor i historisë e gjeografisë, nga ky vendbanim nuk ka dalur ndonjë personalitet i dalluar i cilës do lëmi qoftë . As ky vetë në punimet e shumta të tija nuk e kishte përmendur përkatësinë e tij kombëtare, çdo here ishte deklaruar kroat.

 

Edhe sot e kësaj dite vendbanimi Arbanija është një vendbanim i vogël, në dukje i lënë pas dore nga  komuna e Trogirit, me rrugë të ngushta e të parregulluara mire, thënë drejtë ashtu si edhe Arbanasit në Zarë apo kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët ( jashtë shtetit amë).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: