Hajdinaga u.d i drejtorit të Organizatës Turistike të Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish kryetari i Komunës së Ulqini Gzim Hajdinaga, është emëruar dje si ushtrues detyre i drejtorit të Organizatës Turistike të Ulqinit. Në mbledhjen e Këshillit drejtues të kësaj ndërmarrjeje, Hajdinaga mori 6 vota pro, kurse Nuro Shata nga UDSH votoi kundër.  Në këtë post Hajdinaga zevendëson kryetarin e Partisë Demokratike Fatmir Gjekën, i cili është deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

Share.