Hajdinaga: Testet e Covid 19 për qytetarët e rajonit janë problem. Kemi kërkuar heqjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Turistike e Ulqinit është ndër më të goditurat nga pandemia e Covid 19, duke pasur parasysh se sezoni turistik në qytetin tonë, por edhe gjithë vendin, dështoi plotësisht në vitin që po kalon. Drejtori i sapo emëruar në këtë institucion, Gzim Hajdinaga, thotë se problemet janë të pashmangshme në këtë situatë që ndodhemi, por është optimist për tejkalimin e tyre. Ai thekson se edhe për Vit të Ri do të kishin organizuar diçka për të promovuar qytetin, por gjendja me pandeminë fatkeqësisht tani dikton secilin aktivitet njerzor. Ai nuk ka vërejtje për situatën e gjetur në këtë organizatë dhe synon që sa më shpejt të dilet nga situata, duke shpresuar për përmirsim të gjendjes pandemike në vitin që vjen.

Gjatë këtji viti pothujse të gjitha pjesmarrjet në panairet e ndryshme u anulluan si rezultat i pandemisë, dhe e njëjta situatë pritet edhe në fillim të vitit tjetër. Hajdinaga megjithatë është optimist se nuk do të vonojë shumë dhe do të kenë mundësi të ju kthehen aktivitetetve të promovimit të ofertës turistike të Ulqinit.

Për dallim nga Kroacia, Mali i Zi, dhe sidomos Ulqini, nuk ka pasur sukses të tërheq turistë nga disa vende mjaft atraktive si Brtiania e Madhe. Hajdinaga thotë se duhet të rritet vëmendja edhe ndaj këtyre tregjeve, pa anashkaluar ato tradicionale. Lidhur me unifikimn e ofertës turistike me vende fqinje si Shqipëria, kjo thotë ai ka kohë që ka filluar dhe në vazhdim do të punohet edhe më tepër në këtë drejtim.

Problem për momentin paraqet nevoja e testimit për Covid 19 për hyrje në Mal të Zi për qytetartë e vendeve të rajonit, diçka që ato nuk e kanë për qytetarët e Malit të Zi. Hjadinaga thotë se ka kërkuar që nevoja e testimit të hiqet, duke respektuar reciprocitetin në këtë drejtim.

Edhe sikur pandemia të përfundojë deri në fillimin e sezonit turistik, pasojat e saj pritet të jenë edhe më të gjata. Një pjesë e madhe e turistëve nga vendet e rajonit, nuk do të kenë mundësitë financiare të para pandemisë,  kurse konkurrenca nga vendet e rajonit është përditë e më e madhe.

Hajdinaga thotë se me zyrtarët e Komunës së Ulqinit ka marrëdhënie ë mira, sidomos me kryetarin Nrekiq, dhe është i bindur se ndihma e tyre nuk do të mungojë, por pret që ndihmë të ketë edhe nga çdokush që  dëshiron të kontribuojë në një sezon të mirë në vitin tjetër.

Share.