Hajdinaga : Prezantimi i ofertës turistike në Kosovë dhe Maqedoni i sukseshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Promovimin e ofertës turistike në Kosovë dhe Maqedoni  drejtori I Organizatës Turistike në Ulqin ,Gëzim Hajdinaga e vlerëson të sukseshme.

Ai për televizionin Teuta u shpreh se para se të nisej në këtë rrugëtim ka pasë një takim pune me me një numër të përfaqësusëve dhe pronarëve të hoteleve , restoranteve, agjensive turistike, plazhisteve dhe stacionit të autobusave të qytetit tonë. Takimi është organizuar për konsulltime të me hollesishme para nisjes në Kosovë dhe Maqedonin e Veriut. Në këtë takim përfaqsueset e stacionit të autobusave kanë dhënë premtime se do të ulin çmimet e shërbimeve .

Hajdinaga  në këtë vizitë 8 ditore ka vizituar pothuajse të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedonin e veriut ku ka pasur takime të shumta pune ,me zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme ku është mirëpritur, dhe nga ku ka marrë premtime që edhe këtë vit turistët nga Kosova dhe Maqedonia do të jenë turistët potencial.

Një ndër arritjet e kësaj vizite Hajdinaga veçon  nënshkrimin e marrëveshjes së  bashkëpunimit ndërmjet Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Unionit të  Turizmit të Kosovës,si dhe shprehjen e  gatishmërisë  së pales kosovare dhe malazeze  që të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi ,dhe anasjelltas,që ishte një nga kërkesat e pales Kosovare.

Vërejtejt më të shumta që vijnë nga pala kosovare dhe maqedonase janë pritjet e gjata në kufi,pagesa e siguracioneve,dhe çmimet konkuruese reale në treg.

Ulqini në bazë të planifikimeve do të jetë i hapur për turistët, për dallim prej vitit të kaluar që ishim total të mbylluri. 1 maji shënon hapjen zyrtare të sezonit turistik  2021 në Ulqin ku pritet të vijnë  edhe vizitorë të shumtë,si dhe një grup i gazetarëve nga shtëpitë mediatike nga Kosova dhe Maqedonia.

 

H.Nelaj

Share.