Hajdinaga kryeson listën e Partisë Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga , do të kryesojë listën e Partisë Demokratike dhe disa partive tjera të vogla, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është kumtuar nga kjo parti. Rikthimi i Hajdinagës vjen pas një periudhe distancimi nga ujërat politike, pasi pas largimit të Gjekës nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Hajdinaga mbeti pa angazhim.

Pas largimit nga posti ai pati edhe një proces gjygjësor në lidhje me shpërdorim detyre, dhe pagoi 10.000 euro gjobë që ta mbyllë këtë proces, kurse së fundmi është i angazhuar në Bordin drejtues  të Organizatës turistike të Malit të Zi. Lëshimi i vendit të parë në listë nga Gjeka për Hajdinagën, edhe pse nuk është krejtësisht i papritur, më tepër ngjason me tentativë për mbijetesë politike, se sa një plan për një bashkëpunim serioz në të ardhmen.

Share.