Hajdinaga demanton : Sigurimi për automjete dhe kontrolli i njëanshëm akoma nuk janë aprovuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i OT- Ulqin Gzim Hajdinaga përmes Tv Teuta pas qarkullimit të informacioneve jo të sakta , ku thuhej që është hequr taksa për shtetasit e Kosovës që hyjnë në Mal të Zi , që kontrolli në pikën kufitare Sukubinë- Muriqan do të bëhet vetêm në njerën anë për Kosovarët që udhëtojnë drejtë Malit të Zi si dhe që personat e mitur nga Republika e Kosovës do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi vetëm me certifikatë të lindjes .
Hajdinaga shpejgoi që deri në këto momente vetëm një nga këto tre pika është konfirmuar , duke bërë që personat e mitur nga Kosova të mund të udhëtojnë drejtë Malit të Zi vetëm me certifikatë të lindjes apo librezë shëndetësore . Mirepo kusht është që këto dokumenta të përmbajnë fotografi.
Dy pikat e tjera nuk janë ende , me c`rast drejtori Hajdinaga apeloi tek te gjithe hotelieret te mos nxitojne ne perhapjen e ketyre informacioneve  , pasi qe sipas tij mund te ndikojne negativisht ne tek turistet te cilet pas pranimit te ketyre informacioneve mund te nisen drejte Malit te Zi  me bindjen qe keto tri pika jane aprovuar e me pas te detyrohet te kthehen prapa. Kjo gje do t`i revoltonte turistet shtoi ai.
Drejtori i OT- Ulqin njoftoi qe eshte dhene drita jeshile per nenshkrimin e kontrates ne mes te Kosoves dhe Malit te Zi per heqjen e takses , mirepo ako nuk eshte nenshkuar kontrata , qe do te thote qe akoma nuk ka hyre ne fuqi ky vendim.
Hjadinaga deklaroi qe me qellim mos lindjen e keqkuptimeve keto informacione i ka demantuar edhe ne mediat kosovare mengjesin e sotem.
ARJONA RESULANI
Share.