Hajdea Muharremoviq: Udhëtimi nëpër botë, pasion që në fëmijëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hajdea Muharremoviq nga Ulqini që një vit e gjysëm jeton në Xheda të Arabisë ku punon si stjuardese për kompaninë Saudia Airlines. Për këtë punë është lajmruar përmes një konkrursi të hapur dhe mbas intervistës të cilën e ka kaluar me sukses është transferuar atje ku ka vazhduar akademinë për 3muaj. Gjatë asaj periudhe është përgaditur për tu ballafaquar me situata të ndryshme, nga shërbimi i pasagjerëve deri tek ndihma e shpejtë. Muharremoviq thotë që është një punë shumë e bukur sepse përmbledh të gjitha në një, udhëton botën dhe njofton kultura të ndryshme dhe ke një pagë mujore të mirë. Ka dëshirë që të hulumtoj Afrikën, sepse është kontinenti i vetëm që nuk ka shkelur ende.

Share.