HAJDARPASHIQ DREJTOR I RI I KB “ULQINI” – TE SHTUNEN DERBI NE ULQIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Klubit te basketbollit “Ulqin” ka bere zgjedhjen e drejtorit te ri te klubit, biznesmenit nga Ulqini Rizo Hajdarpashiq.

“Pres masovizimin e basketbollit ne qytetin tone, kycjen e sa me shume te rinjve dhe te gjithe se bashku te kthejme basketbollin drejt sukseseve sic ishte dikur, sepse ky eshte klubi I te gjithe qytetareve, deklaroi Hajdarpashiq per TV Teuta, pas emerimit per drejtor  te klubit.

KB “Ulqin” te shtunen do te zhvilloje derbi ndeshjen ne terrenet e veta kunder ekipit “Ibar” nga Rozhaja dhe me kete rast Hajdarpashiq I fton te gjithe dashamiresit e sportit dhe te basketbollit qe te vijne dhe te perkrahin klubin e tyre.

Share.